Prishtina me më së shumti raste me koronavirus, këto janë komunat e tjera me të infektuar

Komuna e Prishtinës përsëri ka shënuar numrin më të madh të infeksioneve në 24 orët e fundit me koronavirus.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 5472 raste nga 30.005 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 124 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 28 raste, komuna Podujevë 16 raste, komuna Ferizaj 12 raste, komuna Mitrovicë 10 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Gjilan 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Suharekë 3 raste dhe me nga 1 rast komunat: Kaçanik dhe Skenderaj”, ka njoftuar IKSHPK.