Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se janë shëruar edhe 95 persona nga koronavirusi.
Kështu numri i të shëruarve në total ka arritur në 2640.
IKSHPK ka njoftuar edhe për 103 raste të reja me COVID-19, derisa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 5472.
“Më datë 16 korrik 2020, janë shëruar 95 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.640 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.708”.