Shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në Kuvendin e Kosovës, Arben Gashi është shëruar nga koronavirusi.
Ai po ashtu ka porositur të gjithë që të kujdesen për veten.
“Pas një periudhe te përballje me virusin COVID-19, mund te konfirmoi se tashme e kam kaluar këtë sfide. Ju falënderoj shume për kujdesin e treguar ndaj meje dhe familjes time. Kujdesuni për vete dhe te tjerët, veproni sigurt, ruajeni shëndetin”, ka njoftuar Gashi.
Ndryshe, ai ishte ndër të parët deputetë që kishte treguar se ishte infektuar me COVID-19.