Vetëvendosje ka kritikuar Qeverinë për menaxhimin e situatës me koronavirus

Lëvizja Vetëvendosje ka adresuar kritika ndaj qeverisë Hoti për menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19.

Sipas kësaj partisë opozitare virusi korona i ka dalë nga kontrolli qeverisë, siç po e quajnë ilegale.

Deputetja Fitore Pacolli në një konferencë për media tha se insistimi i qeverisë për gjendje të jashtëzakonshme nuk është zgjidhje.

“Ajo që duhet të kuptoj qeveria ilegale sot se pandemia do të qëndroj për një kohë të gjatë. Shpallja e gjendja e jashtëzakonshme nuk është zgjidhje, siç po ka dëshirë qeveria Hoti. Duhen politika të reja kreativitet për tu përshtatur në realitetin e ri, se si udhëtojmë, socializohemi, punojmë, duhet qasje e re dhe sjellje e re, ky normalitet i ri kërkon përgatitje, dhe mbi të gjitha kërkon qeveri të përgjegjshme që ofrojnë siguri dhe mbështetje te qytetarët”, tha Pacolli.

Sipas saj mungesa e një qeverie të përgjegjshme pa hedhur përgjegjësi mbi të tjerët, ka rritur pasigurinë në mesin e qytetarëve dhe po dëmton solidaritetin shoqëror.

“Sot një pjesë e madhe e qytetarëve të zhytur në kredi e borxhe ndihen të pasigurt. Gratë dhe familje me të ardhura të ulëta janë ndikuar më së shumti. Mungesa e përkrahjes së bizneseve që të mbahen në këmbë e që ka rrezikuar mirëqenien e tyre dhe arsyetimi i lehtë se ishin të moshuar dhe kishin sëmundje përcjellje, na obligon dhe detyron të kujdesemi më shumë për të moshuarit”, theksoi Pacolli.

Ndërkaq, deputeti tjetër i LVV-së, Artan Abrashi tha se qeveria Hoti nuk ka vizion për menaxhimin e pandemisë Covdi-19.