Testet serologjike kanë mbërritur në Prishtinë, fillon testimi i qytetarëve

Kryetari i Komunës së Prishtinës, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka njoftuar se me mbërritjen e testeve serologjike dje, sot ka filluar testimi, ku 60 qytetarë veçse janë testuar.

Ahmeti ka thënë se nga e hëna do të fillojnë me testimin e personave të tjerë. Ai tha se Prishtina ka kapacitete për 100 teste brenda ditës.

“Dje kemi pranuar edhe maqinat e para si edhe testet serologjike për COVID në Komunën tonë. Sot kemi testuar edhe 60 personat e parë por në ditët e para jemi në procesin e kalibrimit dhe testimit të aparateve dhe metodologjisë”, ka shkruar Ahmeti.

Ai tha se me decentralizim të testeve, shumë shpejtë shumica e laboratoreve private do ta kenë mundësinë e testimit serologjik dhe PCR