Kosova me më së shumti raste të reja në Evropë në 14 ditët e fundit

Me një mesatare prej 124 rasteve të reja në 100.000 banorë gjatë 14 ditëve të fundit, Kosova ka dalë e para në tabelën e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Epidemive.

Në tabelën e kësaj agjencie të Bashkimit Evropian janë përfshirë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian si dhe ato të Ballkanit, transmeton KOHA.

Menjëherë pas Kosovës, me më së shumti raste të reja është Mali i Zi me 123 raste dhe Luksemburgu me 110 raste.

Image

Tabela është nxjerrë për katërmbëdhjetë ditët e fundit, deri më 15 korrik.