Presidenti Hashim Thaçi do të intervistohet edhe sot nga Gjykata Speciale.
Thaçi dje pas intervistimit më shumë pesë orë nga Specialja deklaroi para mediave se ka dëgjuar shkëmbimet mes avokatit të tij, Pierre-Richard Prosper dhe prokurorëve.
“Unë sot (dje) kam dëgjuar shkëmbimet e teknaliteteve të ndryshme mes avokatit z. Prosper dhe prokurorëve, çështjet sqaruese teknike dhe në të njëjtën kohë edhe ato fillestare të interesimit të prokurorëve për UÇK, kështu që do të vazhdon nesër (sot)”, ka deklaruar Thaçi pas intervistimit.
Pra presidenti Thaçi ka konfirmuar se ai nuk është mbrojtur në heshtje.
Thaçi nuk dha dje detaje të tjera se çfarë konkretisht është pyetur, por tha se intervistimi i tij vazhdon edhe sot.
Pas adresimit të shkurtër para mediave, Thaçi nuk ju përgjigj pyetjeve të gazetarëve.