Tensione në Kuvend, ndërpritet seanca

Për shkak të tensionimeve në Kuvend, me ç’rast patën konflikt verbal një deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhavit Ukaj dhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, është ndërprerë seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës.

Pas këtij tensionimi kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka thënë se për vazhdimin e seancës do të vendosë kryesia e Kuvendit.