Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri ka thënë se janë në pritje të rezultateve të 100 mostrave për Covid-19.
Ai ka apeluar për kujdes dhe distancë sociale derisa ka thënë se lufta me virusin fitohet duke qenë bashkë.
“Më 7 korrik janë marrë 33 mostra, më 8 korrik – 49 mostra, ndërkaq më 9 korrik – 18 mostra. Pritjet tona janë për një rritje sepse kemi njohuri për burimet dhe kontaktet e tyre. Spitali i Gjilanit po i trajton 12 pacientë, ndërsa në Klinikën Infektive në Prishtinë, i kemi 2 qytetarë që po luftojnë Covid-19. Apeloj për kujdes e distancë sociale. Bashkë e fitojmë këtë lufte më të panjohurën. Kujdesu pak për veten dhe familjen!”, ka shrkuar Haziri në Facebook.