Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë se aktakuza e dorëzuar nga Prokuroria e Specializuar e Hagës ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli është e papranueshme.
“Jemi mbledhur anekënd Kosovës në kushte dhe rrethana të jashtëzakonshme për të kundërshtuar akuzat e padrejta dhe të njëanshme, të ndikuara politikisht nga një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare që po i bëhen UÇK-së tash e 20 vite të orkestruara edhe nga Serbia edhe nga aleatët e saj”
“Shpallja e pazakontë e akuzave ndaj krerëve të UÇK-së e befasoi botën qytetare. Veprimi i prokurorit i pamatur dhe i padrejtë i cili për të ushtruar presin publik ka lëshuar deklaratën para se gjykata të konfirmoj ose rrëzoj akuzën e ngritur”.
“Kjo gjykatë është e papranueshme, e njëanshme e dyshimtë, ky propozim është sulm direkt mbi Kosovën dhe lirin e saj të cilën e solli lufta e drejtë”, kështu tha Gucati gjatë protestës së organizuar nga OVL e UÇK-së që është duke u mbajtur në Prishtinë dhe komuna të tjera të Kosovës.