Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për ta proceduar në Kuvend mendimin lidhur me Projektligjin për Masat e Përkohshme për të lehtësuar efektin e pandemisë COVID-19.
Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj në mbledhjen e fundit të Qeverisë, bëri të ditur se është dërguar në Kuvend, Projektligji për Buxhet që përfshin këtë plan.
“Qeveria vlerëson se tashmë janë ndërmarr veprime konkrete të nismës legjislative. Qeveria ka dërguar në Kuvend, Projektligjin për Ndarjet Buxhetore për vitin 2020 me 385 milionë euro për rimëkëmbje ekonomike. Ministria e Financave po punon në Projektligjin pas pandemisë për ekonominë”, tha Selmanaj.
Në mbledhjen e sotme, kabineti qeveritar nuk ka miratuar nismën legjislative të iniciuar nga Kuvendi i Kosovës, për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.