Drejtori i përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Ngadhnjim Kastrati, ka njoftuar se ka dalë pozitiv në testet për koronavirus koronavirus.
Ai përmes një statusi në Facebook tha se gjatë kësaj periudhe do të qëndrojë i izoluar në shtëpi.
Kastrati iu ka rekomanduar të gjithë atyre me të cilët ka pasë kontakt të vetizolohen për disa ditë.
“Dy ditë më parë, nuk jam ndjerë mirë më shëndet, dhe dje jam paraqitur për ta bërë testin për COVID- 19. Sot jam informuar se testi ka dal pozitiv. Do të qëndroj në izolim shtëpiak sipas rekomandimeve të IKSHP-së”, ka njoftuar Kastrati.