Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja rreth vrasjes që ka ndodhur gjatë të martës në Gjakovë.
Policia bën të ditur se një person kishte goditur me thikë dy meshkuj dhe një femër, ku si pasojë e sulmit me thikë, viktima mashkull ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë. Ai i kishte goditur me thikë tri viktimat dy meshkuj dhe një femër të gjithë kosovarë. Si pasojë e sulmit njëri prej viktimave mashkull në vendin e ngjarjes kishte ndërruar jetë, ndërsa dy viktimat tjera janë dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e qytetit, njëri edhe në QKUK”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Me tej, policia bën të ditur se trupi i pa jetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.