57 persona shërohen nga koronavirusi

Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 57 persona të tjerë nga koronavirusi në Kosovë.

Lajmi u bë i ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

“Sot më 07 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 365 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 183 raste pozitive”, shkruan Gazeta Sinjali.

Numri total i rasteve pozitive 3.886 raste nga 26.039 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 82 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese .