Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka publikuar rastet e reja me koronavirus në vendin tonë. Në bazë të statistikave të fundit, janë regjistruar 3 vdekje më shumë nga koronavirusi në Kosovë.
Numri i të vdekurve me Covid-19 ka shkuar gjithsej në 82, dhe sipas IKSHPK-së të gjithë pacientët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Sonte në Kosovë janë konfirmuar edhe 183 raste të reja me koronavirus. Po ashtu janë shëruar edhe -57 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.003 raste, kurse raste aktive 1.801.