Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka publikuar rastet e reja me koronavirus në Kosovë. Në bazë të statistikave të fundit, është regjistruar edhe një vdekje nga koronavirusi.
Numri i të vdekurve më COVID-19 ka shkuar në 79, dhe sipas IKSHPK-së të gjithë pacientët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese
“Numri total i rasteve pozitive 3.703 raste nga 25.674 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 79 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”
Po ashtu sot janë shëruar 44 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.946 raste, kurse raste aktive 1.678.
Ndërsa, u konfirmuan edhe 195 raste pozitive.