Gjatë kësaj kohe kur shumica e estradës shqiptare kanë filluar pushimet verore, edhe Morena Taraku është njëra prej tyre.
Ajo kësaj radhe po sjell në mënyrë të vazhdueshme imazhe të ndryshme nga vendet luksoze ku po qëndron.
Ndërkaq, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ajo ka shpërndarë një fotografi tërheqëse, ndërsa si gjithmonë vë në pah linjat e formësuara trupore.
Pothuajse në të gjitha imazhet e fundit ajo ka vendosur të mbajë bikini me ngjyrë blu, ndërsa kësaj radhe ka pasur edhe nuanca vezulluese.
Duke mbajtur mbajtur një palë syze me ngjyrë të bardha, Morena është mbështetur në një pjesë të jahtit luksoz, në të cilin po qëndronte.
Ndonëse po merr vëmendje me dukjet joshëse, këngëtarja shqiptare ka bërë të ditur se së shpejti do të sjellë edhe një bashkëpunim, i cili do të jetë me reperin Stresi.