Një grua e moshuar nga komuna e Fushë Kosovës ka vdekur sot si pasojë e infektimit me Covid-19.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi Ali Topalli.
Topalli tha se 84-vjeçarja kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
“Viktima është 84 vjecare. Është nga Fushë Kosova, ndërsa më parë ka qenë e diagostifikuar edhe me sëmundje të tjera shoqëruese, mirëpo Covid-19 e ka goditur rëndë, sa ajo nuk ka mundur t’i bëj ballë”.
Ai tregoi se gruaja e moshuar ishte duke u trajtuar në shtëpi nga stafi i Qendres Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë.
Po ashtu vdekja është konstatuar nga QKMF-ja.