Kryeministri Hoti nesër takohet me presidentin e Francës, Emmanuel Macron

Kryeministri Avdullah Hoti sot do të niset për në Paris, ku nesër do të takohet me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Kjo është konfirmuar nga Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi për media.

“Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Shkëlqesia e tij Avdullah Hoti do të udhëtojë sot për në Paris, ku nesër, më 7 korrik 2020, do të takohet me Presidentin e Republikës së Francës, Shkëlqesinë e tij Emmanuel Macron”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

“Pritja zyrtare që bëhet enkas për kryeministrin e Republikës së Kosovës në Pallatin Elize (Palais de l’Elysée) në Paris, Pallati presidencial i Francës, tregon kujdesin dhe përkushtimin e Presidentit Macron ndaj Kosovës dhe të ardhmes së saj euroatlantike”, thekson njoftimi.