Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka anuluar pjesëmarrjen e tij në Washington në takimin me Serbinë, të planifikuar më 27 qershor, pas ngritjes së akuzës nga Specialja.
I dërguari i posaçëm i SHBA-së, Richard Grenell, ka bërë të ditur se megjithatë takimi do të mbahet, me pjesëmarrjen e kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
“Presidenti i Kosovës, sapo na ka informuar se e ka anuluar udhëtimin për në Washington, pas komunikatës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Unë e respektoj vendimin e tij, për të mos marrë pjesë në dialog, derisa të zgjidhet kjo çështje. Presim diskutimet e së shtunës të cilat do të udhëhiqen nga presidenti Vuçiq dhe kryeministri Hoti”, ka shkruar Grenell në Twitter.