Tifozët do të mundë të rikthehen në tribunat e stadiumeve në Ipko Superligë nga 1 korriku, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ta shfuqizuar qëndrimin e mëhershëm i cili i ndalonte tubimet publike dhe sportive.
Sezoni në ligën elitare të futbollit vendor u rikthye më 7 qershor, aty ku kishte mbetur fiks para tre muajve pas pezullimit si pasojë e pandemisë koronavirus, por me ndeshjet që deri tani javë zhvilluar pa praninë e tifozëve.
Qeveria i kishte dhënë futbollit dritën e gjelbër të rikthehej duke e ndjekur një protokoll për mbrojtje nga Covid-19 dhe me një numër të kufizuar të personave të pranishëm në stadium gjatë ndeshjeve.
Megjithatë, qeveria ka vendosur që ta shfuqizojë vendimin e mëhershëm që i ndalonte aktivitetet publike dhe tubimet sportive.