Nagavci: Vjosën mund ta shkarkojnë nga pozita, por legjitimitetin e qytetarëve nuk mund t’ia japin Hotit

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së, Arbërie Nagavci, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në LDK ku sot do të votohet për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga pozita e nënkryetares së LDK-së.

Nagavci tha se nuk mund të mos reagoj duke e cilësuar mënyrë qyqare sjelljen e LDK-së ndaj Osmanit.

“Jam tash dhe më e bindur se znj. Osmani ka bërë gabim vetëm pse pranoi të bëhej Kandidate për Kryeministre pa u bërë

Kryetare e Partisë, kështu i rriti kredibilitetin e pamerituar LDK-së, e u dha mundësi edhe të tjerëve që të keqpërdorin besimin që u kërkuan qytetarëve”.

“Krerë të LDK duket se kanë shkuar shumë thellë në lidhjet e tyre me kapësit e shtetit. Vota e sotme elektronike për të shkarkuar ose jo znj. Osmani nga pozita e saj si nënkryetare është mundësi për anëtarët me të drejtë vote të distancohen sa ndoshta kanë akoma dhe pak kohë për të treguar dinjitet e për të reflektuar. Rezultati i sotëm do të tregoi se sa janë gati anëtarët e KP të LDK-së të vendosin parimisht, racionalisht e të pavarur”.

“Vjosën dhe mund ta shkarkojnë nga pozita e nënkryetares, por legjitimitetin që i dhanë qytetarët nëpërmes saj LDK-së nuk mund t’ia japin Zt. Hoti. Ashtu si as legjitimitetin e Qeverisë Kurti, qeverisë jolegjitime. Këtu veç parime, arsye e argumente s’ka. Ka standarde të shumëfishta që paradoksalisht do të kthjellojnë situatën”, ka shkruar Nagavci në rrjetin social Facebook.