Ministri Blerim Kuqi ka emëruar Mentor Sylmetën ushtrues detyre i Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit (MEA).
Sylmeta do të jetë në krye të detyrës nga sot, 18 qershor, deri në vendimin tjetër që parashihet nga ministria, shkruan Gazeta Stop.
Në vitin 2018, Mentor Sylmeta ishte emëruar u.d. i Sekretarit të Përgjithshëm i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë (MIN), ministri kjo që ishte themeluar në Qeverinë Haradinaj, por që u shua me ardhjen në krye të Qeverisë Albin Kurti.