40 aksidente për 24 orë në Kosovë

Policia e Kosovës njofton se në 24 orët e fundit kanë ndodhur 40 aksidente në Kosovë.

Sipas statistikave të dhëna nga policia një aksident ka përfunduar me fatalitet, 22 aksidente me të lënduar si edhe 18 me dëme materiale.

Me këtë rast organet e rendit kanë ndërmarrë masat në këtë drejtim, duke “disciplinuar” vozitësit me 1 mijë e 184 gjoba.