Shtatë të vdekur dhe 125 të infektuar me Covid-19 në Maqedoni

Shtatë persona kanë humbur jetën dhe 125 të tjerë janë infektuar me koronavirusin e ri në Maqedoninë e Veriut, ka bërë të ditur të mërkurën Ministria e Shëndetësisë në Shkup.

Të dhënat i referohen testimit të 1,019 mostrave në 24 orët e fundit, në qendrat e diagnostikimit në Shkup.

Viktimat që kanë ndërruar jetë në klinikën e sëmundjeve infektive dhe spitalin e qytetin janë, tre nga Shkupi të moshës 54, 73 dhe 79-vjeçare, dy nga Struga të moshës 73 dhe 66-vjeçare kurse nga një viktimë është regjistruar në Tetovë dhe një tjetër në Shtip.

Marrë paraysh të dhënat e fundit, numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 164.

Që fillimi i pandemisë me koronavirus, në këtë shtet janë testuar 39,033 mostra dhe nga to 3,364 kanë rezultuar pozitive.

Në mesin e tyre 1,664 persona janë shëruar ndërsa ende aktivë janë 1,536 të tjerë.