Edukatorja nga Prishtina, del negativ për COVID-19, nesër hapet çerdhja

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, ka dhënë një lajm të mirë për qytetarët.

Ahmeti ka njoftuar se edukatorja e kopshtit “Xixënjollat” ka dalë negativ nga Covid-19.

Me këtë rast ai theksoi se nesër do të hapet çerdhja “Xixëllonjat”.

Sot në Kosovë janë konfirmuar edhe gjashtë raste të reja me COVID-19.