Një zyrtar i MASHTI i infektuar me koronavirus


Një zyrtar i ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

U.D i Sekretarit të kësaj ministrie, Agim Berdyna

ka konfirmuar për EO, se janë njoftuar se një zyrtarë ka dalë pozitiv.

Ai ka thënë se nuk kanë më shumë informacione, duke shtuar se kanë lajmëruar IKShP-në dhe ministrinë e Shëndetësisë.

“Përveç se në mëngjes na ka lajmëruar që ka dalë pozitiv nuk kemi asnjë informatë tjetër. Kemi lajmëruar IKShP-në dhe MSh-në dhe jemi ne pritje se si të veprojmë”, tha ai.

Të hënën në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 231 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, ku janë konfirmuar 29 raste.