Haxhiu: Qeveria Hoti, qeveri e Thaçit dhe Vuçiqit

Ish-ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu e ka quajtur edhe një herë të paligjshme qeverinë e udhëhequr nga Avdullah Hoti, e cila u formua si rezultat i koalicionit në mes të LDK-së, AAK-së, Nismës, Listës Serbe dhe minoriteteve jo serbe.

Haxhiu thotë se kjo qeveri nuk e ka mbështetjen e popullit, i cili e votoi Vetëvendosjen si parti të parë më 6 tetor.

Haxhiu: Qeveria Hoti, qeveri e Thaçit dhe Vuçiqit

“Kjo është qeveri e paligjshme sepse nuk ka mbështetje popullore. Është krijuar me inicimin e Thaçit dhe mund të quhet qeveri e Hotit dhe Vuçiqit”, tha Haxhiu në emisionin “DPT te Fidani” në T7.

Haxhiu ka komentuar edhe rritjen e numrit të rasteve me Covid-19 ditët e fundit në vend dhe mos shpalljen e gjendjes së jashtë zakonshme në vend nga presidenti Hashim Thaçi. Thaçi gjendje të jashtëzakonshme kishte kërkuar në muajin mars, kur me qeverinë udhëhiqte Kurti.