Analistët: Kthimi i ligjit për Specialen, mes kalkulimeve politike dhe ‘së keqes më të vogël’

Analistët Imer Mushkolaj dhe Astrit Gashi kanë kritikuar mënyrën se si Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e ka trajtuar Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, pas kërkesës për kthimin e tij në Kuvend për rishqyrtim.

Analisti Imer Mushkolaj ka vlerësuar se zhvillimet e fundit mund të lidhen me një betejë të brendshme politike në PDK, duke ngritur dyshime se ligji mund të jetë përdorur si kartë elektorale në rast të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“Kjo çka ka ndodhur, për mua është një çështje beteje brenda PDK-së. Se sa që diçka tjetër. Në fakt, duke e pasur parasysh kthimin e ligjit në Kuvend, atëherë ne mundemi të dyshojmë që ndoshta qëllimi ka qenë të mos votohet dhe të shërbejë si kartë elektorale në zgjedhjet e jashtëzakonshme”, ka deklaruar Mushkolaj.

Ai ka shtuar se, sipas këtij interpretimi, ligji mund të jetë hartuar për t’u përdorur në përballjen politike me partitë e tjera, në veçanti me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Mushkolaj ka kërkuar nga PDK-ja të sqarojë se çfarë ka ndryshuar nga 6 tetori, kur ligji u miratua në Kuvend, deri në momentin kur vetë kjo parti kërkoi rikthimin e tij për rishqyrtim.

“Ky është një ligj, për të cilin PDK na ka thënë që duhet gjithqysh të v