Ramadani: Atyre që u duken të padrejta kufizimet në pandemi nuk shohin përtej hundës

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), Naser Ramadani ka thënë se të gjitha masat që po merren, edhe pse mund të duken të padrejta për çdonjërin, e kanë për qëllim shpëtimin e jetëve.

Ramadani në një postim në profilin e tij, në Facebook, e ka krahasuar situatën në të cilën gjendemi dhe masat që po ndërmerren me dritën e kuqe në semafor.

Sipas tij, atyre që u duken të padrejta kufizimet në pandemi nuk shohin përtej hundës.

“Të gjitha masat që merren duken të padrejta për çdonjërin që nuk mendon e nuk sheh përtej hundës! Masat e kanë një qëllim: shpëtimin e jetëve!”, ka shkruar Ramadani.