Thaçi: Komisioni i Venecias kundërshtoi kërkesën e Qeverisë për interpretimin e Kushtetutës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook ka reaguar pasi Komisioni i Venedikut tha se duhej pritur vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Ai thotë se për dallim nga Qeveria e shkarkuar, Komisioni i Venecias shpreh besim dhe mbështetje të plotë për gjykatën tonë.

“Komisioni i Venecias kundërshtoi kërkesën e Qeverisë për interpretimin e Kushtetutës, ndërsa e njëjta çështje është në pritje të Gjykatës Kushtetuese. Për ndryshim nga Qeveria e shkarkuar, Komisioni i Venecias shpreh besim dhe mbështetje të plotë për gjykatën tonë. Në të njëjtën kohë, shpreh disponueshmërinë për të bashkëpunuar me autoritetet e Kosovës për çështje të tjera që janë në kompetencën e tyre”, ka shkruar Thaçi.

Tutje ai ka shkruar se respektimi i vendimeve dhe autoritetit të Gjykatës Kushtetuese është thelbësor për sundimin e ligjit në Kosovë.