4 raste të reja me koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP), ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 4 raste të reja me koronavirus në Kosovë. Në total numri i të infektuarve ka shkuar në 855.

“Sot më 04 maj 2020 janë testuar gjithsej 254 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej katër (4) raste”.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Mitrovicës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Rekë) dhe me nga një rast vendbanimet: Rahovec dhe Zhur-Prizren.

“Sot më 04 maj 2020, janë shëruar 22 pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 403 raste”, ka njoftuar IKSHPK-ja.

Kurse,  nga data 08 shkurt deri më 04 maj 2020 janë testuar gjithsej 8.541 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 855 raste, me gjithsej 26 raste të vdekjes (1 rast i vdekjes më 03 maj në Zubin Potok).