Escobar parlajmëron sanksione të reja në Ballkanin Perëndimor

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka paralajmëruar se do të ketë edhe vendime të tjera për shpalljen e personave non-grata dhe sanksione ndaj liderëve të korruptuar, pa përjashtuar Ballkanin Perëndimor.

“Do të ketë më shumë, përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor”, ka deklaruar Escobar në një intervistë për News 24.

I pyetur se pse ka kaq shumë shqiptarë në listën e zezë të SHBA, Escobar tha se, “Në fakt, do të shihni më shumë! Por, kjo është pyetja që marrim nga shumë njerëz. Pse i shohim më të shënjestruar rusët, apo ukrainasit, apo serbët. Por e vërteta është se ne e ndjekim korrupsionin aty ku është”.

“Pra, kjo është një përpjekje midis agjencive, një përpjekje midis shumë agjencive, që përfshin Departamentin e Thesarit, FBI-në, Departamentin e Sigurisë Kombëtare dhe Departamentin e Shtetit, për të kuptuar se ku është korrupsioni dhe për të kuptuar se ku është ndikimi gërryes. Dhe ky është një vendim institucional, jo një vendim politik”, tha ai.

Ky parlajmërim i Escobar vjen pak ditë pas sanksioneve të SHBA-së, të vendosura ndaj grupit që udhëheq krimin e organizuar në veri, nga Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radojiçiq.