Selmanaj: Nuk jam i sigurt nëse qeveria e re do të bëhet këtë javë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka deklaruar se partia e tij po pret që presidenti t’i japë mandatin partisë së dytë, pasi që Lëvizja Vetëvendosje, sipas tij, ka dezertuar nga e drejta e vet për formimin e qeverisë së re.

“Këtë javë do të fillojë konsultimi dhe këtë javë do të jepet edhe mandatari por nuk jam i sigurt nëse qeveria e re do të bëhet këtë javë”, është shprehur ai.

“Ne jemi në kontakt edhe më dy partitë tjera që kanë shprehur interesim me qenë pjesë e qeverisë”, ka thënë Selmanaj.

Sipas tij, qeveria e ardhshme do të jetë një qeveri stabile, si për numra ashtu edhe për atë se çka do të përfaqësojë.