11 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërkaq nuk është regjistruar asnjë i vdekur.
Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, janë kryer 1.498 teste. Bëhet e ditur se janë shëruar 16 qytetarë, duke çuar numrin e përgjithshëm në 157.605.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.760 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.601.129 doza të vaksinës. Deri më sot 753.440 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet në njoftimin e MSH-së.