Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahen nesër në 21 komuna, kontribut japin edhe votuesit nga jashtë vendit.
Periudha e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës në balotazh ka filluar më 29 tetor dhe është përmbyllur më 12 nëntor 2021.
Votimi përmes postës për komunat në të cilat mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë të komunave ka përfunduar të premtën në mesnatë.
“Gjatë periudhës së votimit përmes postës (29 tetor – 12 nëntor) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 1,571 pako të supozuara me fletëvotime” tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.