Anëtari i PDK-së, Kadri Kastrati ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga të gjitha strukturat e kësaj partie.
Kastrati në një postim në Facebook ka shkruar se do t’i shërbej vendit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
“Ju njoftoj se sot kam dhënë dorëheqje nga të gjitha strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës. Unë do të mbetem çdo herë i gatshëm t’i shërbej vendit tim në fushën e Sigurisë dhe Mbrojtjes, kurdo që të më kërkohet një gjë e tillë por pa qenë anëtar i ndonjë subjekti politik”, ka shkruar Kastrati.