Ka pësuar një përmirësim situata me koronavirusin në Shqipëri në 24 orëve të fundit.
Ministria e Shëndetësisë atje ka njoftuar se tre persona kanë humbur jetën nga COVID-19, ndërkohë që të infektuarit e rinj janë 428 nga 3549 testime të kryera.
“Me gjithë përpjekjet e mjekëve në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID-19, tre qytetarë: një qytetar nga Berati 66 vjeç, një qytetar nga Tirana 74 vjeç dhe një qytetar nga Vlora 88 vjeç”.
Janë shëruar 501 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 168,437 që nga fillimi i pandemisë.
Janë 6,289 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë Shqipërinë.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 158 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar.
Statistika (16 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 428
Të shëruar në 24 orë 501
Të shtruar në spitale 158
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 3,549
Testime totale 1,257,173
Raste pozitive 177,536
Raste të shëruara 168,437
Raste Aktive 6,289
Humbje jete 2,810
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3036
Durrës 745
Fier 663
Shkodër 502
Elbasan 238
Lezhë 185
Gjirokastër 202
Berat 184
Vlorë 144
Korçë 161
Kukës 148
Dibër 81