Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për televizionin gjerman NTV, ka biseduar për samitin BE – Ballkan Perëndimor të mbajtur në Slloveni.
Ai thotë se kanë mësuar tashmë se Evropa nuk është në formën e saj më të mirë, kur është pyetur nëse është zhgënjyer nga samiti.
“Jo, sepse në të vërtetë nuk prisja asgjë tjetër. Në të kaluarën do të ishim të zhgënjyer, por kemi mësuar se Evropa nuk është në formën e saj më të mirë dhe ne e kuptojmë këtë, prandaj thjesht vazhdojmë punën tonë. Siç e dini, ne duhet të krijojmë patjetër një Shqipëri që mbart të njëjtat vlera dhe standarde si Bashkimi Evropian. Dhe jo sepse Berlini, Parisi, Brukseli na detyrojnë, por sepse kjo është ajo që ne do duam për fëmijët tanë”, tha Rama