Varroset Astrit Ademaj

Është varrosur Astrit Ademaj i cili u vra të mërkurën në Pejë.

Ademaj i cili ishte kandidat i PDK-së për Pejën për zgjedhjet e 17 tetorit është varrosur sot në orën 14:00 në fshatin Katundi i Ri në Pejë.

Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj, dy zyrtarët e PDK-së mbetën të vdekur pas një incidenti me armë zjarri që ndodhi të mërkurën mbrëma, derisa i plagosur ka mbetur vëllai i Astrit Ademajt.

Ky i fundit është dërguar në mbajtje për 48 orë, derisa sot pritet t’i caktohet masa e paraburgimit pasi pas intervistimit i njëjti është cilësuar si i dyshuar në këtë rast.

Motivet e kësaj vrasje të dyfishtë që e tronditi Pejën nuk dihen akoma, njofton Klankosova.tv.