30 persona kanë humbur betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.
Ndërkohë, nga 9.415 testime, kanë rezultuar pozitivë 685 persona.
Sot janë shëruar 1.384 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 133.314.
Në total numri i rasteve aktive është 19.923.
Të enjten janë dhënë gjithsej 20.646 doza të vaksinës anti-COVID.