WhatsApp-i së shpejti mund të lansojë versionin e aplikacionit të mesazheve për iPad.
Në qershor të këtij viti, themeluesi i Facebookut, Marc Zuckerberg dhe kreu i WhatsApp-it, Will Cathcart, kanë përmendur një aplikacion të mundshëm për iPad, në një diskutim grupor të zhvilluar po në WhatsApp.
Karakteristika me shumë pajisje lejon një përdorues të lidhet me deri në katër pajisje shoqëruese në të njëjtën kohë, në një telefon.
Facebooku bleu WhatsAppin në 2014; marrëveshja u vlerësua në mbi 21 miliardë dollarë kur u mbyll në tetor të atij viti. Aktualisht WhatsApp ka një vlerë aktuale prej 1.5 miliardë dollarësh.