Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 11 viktima si pasojë e COVID-19.
Në mesin e viktimave është edhe një 19 vjeçar nga Kaçaniku i cili ishte i shtrirë në spitalin e Ferizajt.
Kështu merr vesh Express nga burimet e veta.
Ndërsa, edhe nga Ministria e Shëndetësisë kanë bërë të ditur se një rast i vdekjes është i moshës 10-19 vjeçare dhe është nga Kaçaniku.
Ndërsa, dy viktima janë të moshës 50-59 vjeçare, tri të moshës 60-69 vjeçare, tri të moshës 70-79 vjeçare dhe dy mbi 80 vjeç.
Dy viktima janë nga Mitrovica, dy nga Gjakova, dy nga Prishtina, një nga Kamenica, njè nga Podujeva një nga Prizreni, një nga Istogu dhe një nga Kaçaniku.
Kujtojmë që gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 1 mijë e 682 raste të reja të infektuara me COVID-19, ndërsa 263 persona janë shëruar nga ky virus.