8 të vdekur dhe 2279 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit janë shënuar 8 raste të vdekjes dhe nga 12,666 testime, 2,279 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Sot janë shëruar 325 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.025.

Gjatë 24 orëve janë dhënë 22,486 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 687,553 doza të vaksinës, njoftoi MSH.

Deri më sot 234.731 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 18.287.