Përparim Rama: Në KQZ kam aplikuar me letërnjoftim të Kosovës, besoj se gabimi është rregulluar

Kandidati i LDK-së për Kryetar të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka aplikuar me letërnjoftim të Kosovës.

“Kam letërnjoftim të Republikës së Kosovës, jam lindur dhe rritur në Prishtinë, ka qenë ndonjë lëshim teknik të cilin besoj që e kanë rregulluar”, ka thënë ai për Klan Kosova.

“Nuk ka kurrfarë problemi aty, e kanë kopjen e letërnjoftimit dhe çdo gjë është në rregull. Me letërnjoftim jam pajisur para disa muajve. Faktikisht nuk kam pasë nevojë për të dhe për atë nuk e kam marrë. Jam lindur dhe rritur këtu deri në moshën 16-vjeçare pastaj këtu jam çdo muaj”.

“Kam pasaportë dhe letërnjoftim të Kosovës”.