Evakuohen katër shtetas të Kosovës nga Afganistani

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë të ditur se katër shtetas të Kosovës janë evakuuar nga Afganistani.

Në njoftimin për media të kësaj ministrie thuhet se që nga përshkallëzimi i situatës atje, MPJD-ja ka qenë e angazhuar për të identifikuar dhe ndihmuar shtetasit e Kosovës me qëllim të largimit sa më të shpejt nga Afganistani.

“MPJD-ja vazhdon ta mbaj të hapur linjën emergjente me numër +383 45 492 316, dhe është në dispozicion tu ofroj ndihmë të gjitha rasteve të reja që eventualisht mund të lajmërohen në periudhën në vijim”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.