Policia ka shtuar kontrollet lidhur me respektimin e masave anti-COVID.
Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se janë shqiptuar 707 gjoba në bazë të ligjit COVID-19.
Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 1 mijë e 405 tiketa trafiku, ndërsa janë arrestuar 39 persona.
Në 24 orëshin e fundit janë regjistruar 22 aksidente trafiku me të lënduar, ndërsa 62 aksidente me dëme materiale.
Ndryshe, pas rritjes së rasteve me COVID-19, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka prezantuar masat e reja anti-COVID, të cilat pritet të miratohen nga Qeveria.
Ndryshe, Kosovë javëve të fundit ka pasur rritje të rasteve me koronvirus, ku të martën u konfirmuan 1 mijë e 765 raste. Për shkak të rritjes së rasteve, Ministria e Shëndetësisë ka propozuar masa të reja kundër COVID-19, të cilat dalin për miratim në mbledhjen që pritet ta mbajë Qeveria sot.
Ndër masat e propozuara është shkurtimi i orarit të punës për sektorin e gastronomisë si dhe disa kufizime sa i përket organizimit të dasmave.