Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, sot i ka prezantuar kandidatët që do të garojnë për kryetarë të komunave.
AAK në zgjedhjet lokale të 17 tetorit do t’i ketë 21 kandidatë.
Këta janë kandidatët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetarë të komunave:
Agron Gashi – Dragash
Agron Kuçi – Junik
Arben Halili – Ferizaj
Ardian Gjini – Gjakovë
Arta Ahmeti-Xhylani – Drenas
Ali Krasniqi – Obiliq
Bali Muharremaj – Suharekë
Bashkim Budakova – Lipjan
Bashkim Ramosaj – Deçan
Bekë Berisha – Istog
Besnik Tahiri – Podujevë
Daut Haradinaj – Prishtinë
Faton Jakupi – Kamenicë
Hasan Ismajli – Fushë Kosovë
Kastriot Berisha – Malishevë
Lulzim Kabashi – Prizren
Mensut Ademi – Vushtrri
Rrustem Berisha – Pejë
Nazim Gagica – Gjilan
Zenun Elezaj – Klinë
Smajl Latifi – Rahovec