IKSHPK u bënë thirrje qytetarëve të vaksinohen

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19, pas rritjes së numrit të rasteve në javën e fundit.

“Rastet pozitive me SARS CoV-2 janë rritur në mënyrë rapide javën e fundit! Pos masave tashmë të njohura: bartja e maskave, mbajtja e distancës dhe mbajtja e higjienës, e keni dispozicion metodën më të mirë, më të lirë dhe më efikase në luftë kundër COVID-19: VAKSINIMI!”, thuhet në thirrjen e IKSHP-së.

Sipas IKSHPK-së me vaksinim do të kalohet më lehtë varianti Delta.

“Me vaksinim do ta kalojmë valën e re nga varianti Delta me sa më pak të sëmurë e sa më pak viktima. Asnjëra vaksinë që është në përdorim në Kosovë nuk përmban virus të gjallë që shkakton COVID. Kjo domethënë se nuk mund të sëmureni me COVID-19 nga vaksina”.

IKSHPK-ja thotë se nuk vaksinohemi do të rriten rastet dhe do të ketë rikthim të kufizimeve.

“Nëse nuk vaksinohemi mund të rriten rastet e reja duke u përcjellë me shtim të hospitalizimeve, vdekjeve, mbingarkesë të sistemit shëndetësor, rikthim të kufizimeve, goditje të shëndetit mental, shkollës, ekonomisë, kulturë, artit e sportit”.

Ndryshe Një mijë e 128 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.