Rekord i rasteve ditore me COVID-19 është shënuar në Kosovë në 24 orët e fundit.
Nga 7424 testime, 1128 raste pozitive kanë rezultuar, ndërkaq kanë vdekur tre persona.
Të dhënat zyrtare tregojnë se janë shëruar 46 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.248 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 559.007 doza të vaksinës. Deri më sot 192.503 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Në total numri i rasteve aktive është 5.493.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB